AKTUALE

Kryeministri Mickoski për vizitë në Komunën e Negotinës

Banner

Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot do të qëndroj për vizitë në Komunën e Negotinës ku do të shënojë fillimin e ndërtimit dhe rikonstruksionit të disa projekteve.
Siç paralajmëruan nga pres shërbimi qeveritar, kryeministri Mickoski do të lëshojë në përdorim tregun e rikonstruktuar të qytetit, duke u mundësuar banorëve të Komunës së Negotinës një treg të ri dhe bashkëkohor të karakterit të mbyllur. Vlera e tregut është 25.913.899 denarë me TVSH të përfshirë, mjete të siguruara nga buxheti i Komunës së Negotinës.

Më pas kryeministri do të marrë pjesë në fillimin e punimeve ndërtimore për ndërtimin e infrastrukturës komunale dhe rregullimin e të gjithë lagjes, dhe rikonstruksioni i trotuareve në rrugën “Marshall Tito”, në segmentin nga “Liberta” deri te policia.

Related posts

“Ti e ke radhën”: KSHZ-ja rrumbullaksoi karvanin edukativ në Rajonin e Tetovës dhe Manastirit

Gjyla Halili

John Ratcliffe konfirmohet në krye të CIA-s

Gjyla Halili

Mexhiti: Kemi arritur marrëveshje politike në qeveri, ish-ushtarët e UÇK-së s’do të ndalohen më në kufi

Gjyla Halili