AKTUALE

“Aksidenti”, nën hetim edhe prindërit e shoferit Vasili Jovanov

Prokuroria e ka zgjeruar hetimin edhe për prindërit e Vasill Jovanovit, shoferit 20-vjeçar i cili në gjendje të dehur, pa patentë shoferi, në semafor të kuq e me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara e aksidentoi për vdekje 22-vjeçaren Frosina Kullakova. Prokuroria, po mbledh të dhëna për rolin e prindërve sa i përket blerjes dhe mirëmbajtjes së veturës.

Është zgjeruar procedura edhe ndaj prindërve dhe janë dhënë urdhra përkatës edhe deri te Ministria e Punëve të Brendshme, Sektori për Punë të Brendshme-Shkup t’i shqyrtojnë këto rrethana, në lidhje me atë se kush i ka dhënë mjete për benzinë të veturës, prej kur është vetura, kur e ka përdorur, kur është blerë. Pra, e gjithë ajo do të analizohet”, deklaroi Gavrill Bubevski, shef i PTHP Shkup.

Todor Kullakov, babai i të ndjerës Frosina, mbrëmë kërkoi që shoferi të dënohet me burgim të përjetshëm, ndërkaq prindërit të japin llogari për pjesëmarrje në vrasje.

“Pasi i ke blerë telefon që të merresh vesh në lidhje me vrasjen, ti je pjesë e atij procesi, t’i fsheh vrasje, ti je pjesëmarrës në këtë vrasje. Prindërit dua të japin llogari si pjesëmarrës të qartë dhe të pastër në këtë vrasje, pasi e fshehin”, tha Todor Kullakov, babai i Frosinës.

Vdekja e Frosinës ka shkaktuar revoltë të madhe në opinion, për çka mijëra qytetarë dolën në protestë dhe kërkuan ndëshkimin e shoferit, i cili paraprakisht është kapur duke tregtuar me drogë, por në vend të burgut ka përfunduar me vendim për dërgimin e tij në shtëpinë edukuese korrektuese në Tetovë. Për rastin në fjalë, u mbajt protestë në Shkup, ndërkaq për të shtunën është paralajmëruar marsh protestues në Negotinë. /Alsat.mk

Banner

Related posts

100 gjoba në Shkup, 23 vozitës pa patentë shoferi

Gjyla Halili

Mot me vranësira dhe me reshje të përkohshme të rrëmbyeshme me kushte për bubullima të rralla

Gjyla Halili

Osmani: Qeveria do të vendosë nëse vendi ynë do të dalë nga “Ballkani i Hapur”

Gjyla Halili