AKTUALE

FESTË PËR FËMIJËT NË SHESHIN E QYTETIT NË GOSTIVAR

Muzikë, argëtim, kreativitet dhe shoqeri të reja në mes fëmijëve. Të gjitha këto u bënë bashk sot në sheshin e qytetit në Gostivar, ku u organizua një festë për fëmijët e qytetit nga shoqata humanitare “Dr.Trajçe Neshkovski” ,në prag të festës së ndërrimit të moteve.

” Ishte një mundësi që fëmijët të shoqërohen, të argëtohen dhe të gëzohen në pritje të Vitit të Ri në qytetin tonë. Gjithashtu organizuam treg humanitar ku shitëm punime artizanale, shumica prej tyre ishin nga stolitë e riparuara. Më herët, shoqata humanitare kishte bërë thirrje që qytetarët të dhurojnë dekorimet e vjetra që nuk i përdorin, në mënyrë që prej tyre të bëjmë dekorime të reja që do të kenë një shkëlqim të ri. Të njejtat janë ekspozuar dhe shitur, ndërsa mjetet do të përdoren për qëllime humanitare, planifikojmë për qendrën ditore për fëmijët me autizëm”, tha Ema Neshkovska nga shoqata.

Shoqata humanitare e qytetarëve “Dr.Trajçe Neshkovski” ditëve të fundit ka shpërndarë pako për Vitin e Ri në Qendrën Ditore për Persona me Aftësi të Kufizuara në Gostivar, Qendrën për personat me pengesa në të folur dhe degjim dhe në repartin e fëmijëve në spitalin e Gostivarit.

Banner

Related posts

OVL UÇK kujton të rënët nga masakrat në Makoc dhe në Hallaq të Vogël

Gjyla Halili

Të rinjtë e Besëlidhjes AKI bashkë për të ardhmen që të gjith e duam

Gjyla Halili

“Personalisht nuk kam komunikuar”! Bekteshi: Grubi ka qenë eksponent kryesor i BDI-së, askush nuk mund t’ia mohojë askujt të komunikojë me të, qoftë edhe nga BDI-ja

Gjyla Halili