AKTUALE

Faton Ahmeti: Ligji i ri është ligj i turpit dhe dorëzon fatet tona në në duart e vullnetit arbitrar të pushtetarëve!

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka reagur ndaj ligjit të rij për përfaqësim tëdrejtë duke theksuar se ky ligj është një ligj i turpit pasi ky ligj i dorëzon fatet tona në duart e vullnetit arbitrar të pushtetarëve.

Ja postimi plotë:

Nga Balancuesi që garantonte përfaqësim të drejtë të shqiptarëve, tek një ligj i turpit që i dorëzon fatet tona në duart e vullnetit arbitrar të pushtetarëve!

U pa qartë dhe pa asnjë maskë: kur përfaqësimi i shqiptarëve nuk garantohet me mekanizma ligjorë, por lihet në mëshirën e atyre që sot mbajnë pushtetin, pasojat janë të dhimbshme. Shqiptarët u fshinë nga institucionet! U bënë ZERO!

Kjo nuk është reformë, por është shkatërrim i barazisë, mohim i të drejtave, një kthim prapa me dekada!

🇦🇱 Ky është një alarm kombëtar!
Balancuesi nuk ishte luks, ishte mburojë. Pa të, shqiptarët janë lënë të pambrojtur në një sistem që funksionon sipas oreksit të mazhorancës.
Çdo minutë pa Balancuesin është një hap drejt përjashtimit të plotë!

Banner

Related posts

Nikollë Camaj: Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës një moment i rëndësishëm për Kosovën

Gjyla Halili

Shoqata Alpiniste ” NIVISHTA” Reka e Epërme, më 15.09.2024 organizon ecjen e radhës në Kabash

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi në mbështetje të boksierit Lulzim Ismaili

Gjyla Halili