AKTUALE

Fatmir Dehari uron nxënësit dhe arsimtarët për fillimin e vitit të ri shkollorë

Të dashur arsimtarë, prindër dhe nxënës,

Sot, me emocion ju uroj mirëseardhjen në vitin e ri shkollor! Ky moment është gjithmonë i veçantë, por sidomos për ata që për herë të parë do të kalojnë pragun e shkollës – nxënësit e klasës së parë. Për ju, të dashur vogëlushë, ky vit shënon fillimin e një udhëtimi të mrekullueshëm, një udhëtim në botën e dijes, zbulimeve dhe miqësive të reja.

Të dashur arsimtarë, ju falënderoj për përkushtimin tuaj të palodhur. Prindër të nderuar, mbështetja juaj është e pakrahasueshme për suksesin e fëmijëve.

Le të jetë ky vit shkollor i mbushur me suksese, përvoja të reja dhe mësime që do t’i mbajmë për jetë. Suksese të gjithëve dhe një vit të mbarë shkollor!

Me respekt.

Banner

Related posts

Organizata e Veteranëve mban konferencë për media

Gjyla Halili

Fatmir Limani i përgjigjet Bilall Kasamit: Barrën e dështimeve të tyre nuk ua mbuloj unë!

Gjyla Halili

Bdi/ Skandal: Anëtari i vetëm shqiptar nga gjithësej 12 në Komisionin për çmimin “8 Shtatori” propozon vetveten për shpërblim

Gjyla Halili