SHOWBIZ

Eraldo Rexho zbulon sekretin e lidhjes së Adrola Dushit: Për Shën Valentin i erdhën disa lule…

Të ftuar në mbrëmjen gala të Top Albania Radios ishin dy miqtë e mirë, Adrola Dushi dhe Eraldo Rexho. E ky i fundit nuk ‘e kurseu’ një sekret lidhur me jetën private të modeles bukuroshe.

Me kë e kaluan Shën Valentinin Eraldo dhe Adrola?

Adrola: Kombinojmë shumë bukur bashkë, nuk kemi nevojë për më shumë, apo jo? 

Eraldo: Shokët bashkë rrijnë apo jo? Kështu që, ne nuk na ndajnë eventet, nuk na ndajnë festat, nuk na ndan përditshmëria. Ndaj edhe sot erdhëm bashkë. 

A i erdhën lule për 14 shkurt si dhuratë Adrolës?

Eraldo: Disa i erdhën… 

Adrola: Përgjigjet shoku im për mua. Po pa lule nuk do rrimë tani, është minimumi. 

Si ndihet Adrola kur cilësohet si ‘vajza më e bukur shqiptare’?

E kam thënë dhe e ripërsëris prapë, nuk jetoj kurrë me idenë si vajza më e bukur, e shijoj si epitet që e kam por uroj që të mos jetë vetëm një epitet, e bukur, por dhe një vajzë që me të vërtetë ka shumë vlera të tjera. 


Top Channel

Banner

Related posts

Arsyeja se pse duhet të ecni pasi të hani

admin

Pesë metoda natyrale kundër djegies, qetësoni dhimbjet në shtëpi

admin

Foto/ Nuk ka konkurrencë, Rihanna duket magjepsëse dhe plot stil teksa fotografohet me familjen e saj 

admin

Leave a Comment