AKTUALE

Energjia fotovoltaike në kulmin e Komunës së re të Kërçovës, Dehari flet për angazhimin e madh për energjinë

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka diskutuar rreth energjisë fotovoltaike të vendosura panelet në kulmet e objekteve publike.

“Ndërtimi i centraleve fotovoltaike në kulmin e objektit të ri komunal është një hap i madh drejt përmirësimit të efikasitetit energjetik në Komunën e Kërçovës. Kjo iniciativë jo vetëm që kursen sasi të mëdha të energjisë elektrike dhe burimeve financiare, por gjithashtu kontribuon në tranzicionin energjetik, veçanërisht në rajonet që janë tradicionalisht të varura nga qymyri në Maqedoninë e veriut”, ka shkruar Dehari.

Ai ka theksuar se “Instalimi i stacioneve fotovoltaike 40 kW në shkolla, kopshte dhe objekte të tjera komunale sportive do të përforcojë këtë përkushtim ndaj energjisë së pastër dhe të ripërtëritshme. Duke përqafuar teknologjitë e gjelbra, Komuna e Kërçovës po tregon një angazhim të fortë për një të ardhme më të qëndrueshme energjetike, e cila jo vetëm që sjell përfitime mjedisore, por gjithashtu i ndihmon institucionet publike të zvogëlojnë kostot e energjisë.”
Deri tani kemi instaluar 370 kW, në objektet e jona publike dhe kjo praktikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ka shkruar Dehari në fb.

Banner

Related posts

Rina Ajdari pas takimit me kryesinë e degës së BDI-së në Tetovë: Jemi struktura politike më progresive dhe më e përgatitur për të qenë në ballë të proceseve!

Gjyla Halili

U pengua të ndjek mësimin shkaku i shamisë/ Nuhiu: Askush nuk mund të ndalojë Alejnën të mësojë

admin

Lladrovci falënderon Ramën për shënimin e përvjetorit të lindjes së heroit dhe heroinës, Fehmiut e Xhevës

Gjyla Halili