AKTUALE

Ende s’ka zgjidhje për transportuesit privatë , bisedimet me Arsovskën mbeten enigmë

Përveç transportuesve privatë edhe këshilltarët në Qytetin e Shkupit kanë shumë paqartësi se çfarë ka ndryshuar pas takimit të fundit të Arsovskës me transportuesit privatë. Në seancën e sotme, këshilltarët e pyetën Arsovskën për shumën e borxhit, si do të paguhet i njëjti dhe kur do të kthehen në trafik transportuesit privatë.

“A do të ketë dhe si do të mund të organizohet në aspekt juridik kjo punë, a do të bëhet me marrëveshje pasi jemi dëshmitarë se dy thirrje publike për transportuesit privat tashmë kanë dështuar pasi nuk kishte interesim për kryerjen e këtij shërbimi public. Kur mund të presim që transportuesit privatë të kthehen në trafik dhe nëse me këtë nënkupton se do ta tërhiqni padinë që e dorëzuat për ndaj transportuesve privatë për moskryerje të shërbimeve, atëherë kur filluan bllokimet”, deklaroi Gordan Shutarov, Anëtar i Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Edhe pse e pranishme në sallë, kryetarja e Shkupit Danella Arsovska tha se këshilltarëve do t’ju përgjigjet me shkrim.

“Edhe për këto pyetje, kryetarja më njoftoi se do të përgjigjet me shkrim”, u përgjigj Trajko Sllaveski, kryetar I Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Tre muaj pasi transportuesit privat ndaluan së punuari për shkak të borxheve nga ana e Ndërmarrjes për Qarkullim Publik, javën e kaluar ata u pritën në takim nga kryetarja e Qytetit, Danella Arsovska. Transportuesit shprehen se ka vullnet pozitiv që të zgjidhet problemi, por pa dhënë detaje se në çfarë rruge do të zgjidhet çështja e borxhit dhe kthimi në qarkullim. /Alsat.mk

Banner

Related posts

Izet Mexhiti: Grupi punues po punon për zgjidhje ligjore të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat

Gjyla Halili

Faton Ahmeti nga Sahat Mëhalla: “Nga Tetova varet e ardhmjae vendit, Bashkë për ndryshim”

Gjyla Halili

ASNJË SEANCË TË QEVERISË NUK E KA KRYESUAR ZËVENDËSKRYEMINISTRI I PARË SHQIPTAR

Gjyla Halili

Leave a Comment