AKTUALE

Emir Sulejmani nga AKI ne Cerovë dhe Rogle: “Zhelina po zgjohet, qytetarët kërkojnë ndryshim e zhvillim të vërtetë”

Mbrëmë, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Zhelinës, Emir Sulejmani, zhvilloi takime me banorët e Cerovës dhe Rogles, ku u prit ngrohtësisht nga qytetarë që, siç tha ai, “duan ndryshim dhe zhvillim të vërtetë” informon Tetovasot.

Në takimin në Cerovë, Sulejmani foli për gjendjen e rënduar financiare të komunës, duke theksuar se Zhelina sot ka mbi 6 milionë euro borxhe.
“Për Cerovën nuk është bërë asnjë investim serioz. Komuna është e paralizuar nga borxhet dhe mungesa e vizionit,” – theksoi ai.

Edhe në Rogle, kandidati i AKI-së ngriti shqetësimin për mospërmbushjen e premtimeve të dhëna nga pushteti aktual.
“Banorët e Rogles kanë pritur katër vite për ndryshim, por asnjë projekt nuk është realizuar. Është koha që Zhelina të zgjohet dhe të marrë drejtimin e duhur,” – deklaroi Sulejmani.

Takimet në këto dy fshatra u karakterizuan nga fryma e optimizmit dhe besimit në ndryshimin që, sipas AKI-së, “po troket në çdo shtëpi të Zhelinës”.TS

Banner

Related posts

3 të vdekur në aksident në Rashçë reagon zv/ministri Iseni.

Gjyla Halili

Shqetësuese: Në ditën e parë të fushatës, qytetarët denoncojnë ofertat e para për shitblerje të votës

Gjyla Halili

“Është mall babe apo e ke fituar vetë”, Shaqiri: Nuk shoh figurë në BDI që mund ta zëvendësojë Ali Ahmetin

Gjyla Halili