AKTUALE

Emir Sulejmani (AKI): 50 nxënësit më të dalluar do të shpërblehen financiarisht çdo vit nga Komuna e Zhelinës

Investimi më i vlefshëm është tek dija!” – me këtë mesazh kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Emir Sulejmani, ka prezantuar një nga premtimet e tij kryesore për arsimin informon Tetovasot.

Ai ka theksuar se çdo vit 50 nxënësit më të dalluar të komunës do të shpërblehen financiarisht nga buxheti i komunës, si një mënyrë për të motivuar dhe për të mbështetur të rinjtë në rrugën e tyre arsimore.

“Ky është një premtim ndryshe, sepse nxënësit e dalluar janë pasuria më e madhe që ka Zhelina. Të investosh tek ata, do të thotë të investosh në të ardhmen e komunës sonë”, ka deklaruar Sulejmani.

Banner

Related posts

Një Ditë e veçantë për Dibrën: Arbër Hajdari nderohet me titullin “Qytetar Nderi”

Gjyla Halili

Mickoski: Për pagën minimale duhet të veprojmë sipas ligjit, do të ketë rritje dhe nivelim

Gjyla Halili

Faton Ahmeti: Për unitet e solidaritet, për Bujar Osmanin president

Gjyla Halili