AKTUALE

Virozat dhe alergjitë mbushin spitalin në Tetovë

Banner

Temperaturat jo konstante alergjit e ndryshme gjatë periudhës se pranverës dhe virozat sezonale kanë rritur numrin e pacientëve që kërkojn ndihmë në Spitalin e Tetovës thotë mjeku Bekim Ismaili. Sipas tij, pacientët më së shumëti ankohen me kollitje, teshtitje probleme me frymarjen, lotim të syve e sekrete të hundëve.

Me arrdhjen e gjelbërimit na paraqiten alergjit sezonale të cilat ndërlidhen me virozat sezonale, dhe kjo ka sjell që të rritet numri i pacientëve që vijn dhe i frekuentojnj ambulantat tona. Ne kemi një rritje të pacientëve që vinë enkas për këta shqetësime të cilat vijnë në ordinancat tona. Kemi një rrijte të pacientëve dhe kanë ato simptomat e që paraqiten enkas edhe si pasoj e ndryshimeve të temperaturave dhe i alergjenteve të ndryshme. Pacientët që vinë me kollitje, teshitje probleme me sistemin respirator, me sekret të hundëve e lotim të syve të cilët janë një kombinim edhe i virozave sezonale edhe i alergjenteve pranveror” – theksoi mjeku Bekim Ismaili.

Mjeku Ismaili, apelon që personat që vujanë nga alergjentët e ndryshëme gjatë kësaj periudhe të mos frekuntojnë parqet dhe vendet me gjelbërim, e nese vendosin të dalin, të mbajnë maska mbrojtëse.

“Ne i këshillojm pacientët që e dinë se kanë probleme me alergjitë sezoanle të fillojnë me kohë të marrin terapinë e duhur e të bëjnë një preventiv të alergjentëve sezonalë të cilët nëse ka edhe virozë sezonale edhe më tepër e rëndojnë gjendjen shëndetësore të pacientit. Këta pacientë duhet t’i shmangen sa do pak daljes në natyrë në ato vende ku ka gjelbërim apo më së paku të mbajnë masak mbrojtëse” deklaroi mjeku Ismaili.

Ismaili thotë se për dallim nga dekada e kaluara tani shkon në rritje numri i pacientëve të prekur nga alergjitë e ndryshme.

Related posts

Aktivistët nga fraksioni i BDI-së: Një dhe i vetmi Izet Mexhiti

admin

Sinishtaj në konventën qendrore të Forumit Shqiptarë citon Ismail Qemalin:”Ne duam vetëm bashkimin dhe unitetin e racës shqiptare, përparimin e saj intelektual dhe ekonomik me qëllim që të behemi mjaft të fortë për të kundërshtuar atë që synon të na perpijë ne”

admin

Bora zbardhi Strazhën

Gjyla Halili