AKTUALE

E jashtëzakontë: Nesër i vendoset gurthemeli Korridorit 8

Pas nënshkrimit të marrëveshjes historike mes NP “Rrugët Shtetërore” dhe konzorciumit ndërkombëtar Bechtel – Enka, nesër (E martë – 04.04.2023) në ora 12:00, në pikën pagesore Tetovë – Gostivar do të vendoset gurthemeli i Korridorit 8, me çka fillojnë zyrtarisht punimet për realizimin e projektit më të madh dhe më të rëndësishëm infrastrukturor për zhvillimin e vendit, njofton bild.mk.

Të pranishëm në solemnitetin e paralajmëruar do të jenë i gjithë kreu shtetëror, përfaqësues të kompanive që do të ndërtojnë, kori diplomatik dhe mysafir nga vendi dhe rajoni.

Korridori 8 do të shtrihet në gjatësi prej 68 km përmes një autostrade me 6 korsi që do të lidhë Tetovën me Gostivarin, Kërçovën, Strugën e deri në Qafë Thanë, realizimi i së cilës së bashku me Korridorin 10D pritet të përfundojë në afat kohor prej 4 vite e 7 muaj.

Vlera e përgjithshme e investimit më të madh kapital në historinë e vendit është 1.3 miliardë euro, ndërsa për mbikqyrjen e procesit ndërtimore janë ndarë 22 milionë e 300 mijë euro. / bild.mk

 

Banner

Related posts

Drejtori i TIRZ DIMOVSKI në takim të rregullt pune me Technopanel!

Gjyla Halili

Vlasov Sulaj sjell “EPOS” në ABF-Toronto 2026 — një rrëfim vizual mes dokumentarit dhe abstraktes

Gjyla Halili

“Porosia e kullës”e autorit Dr. Pashko Camaj më 26 janar në Ulqin

Gjyla Halili

Leave a Comment