SHQIPËRI

Dy turistë bllokohen në majën e Jezercës, ekipet kërkim-shpëtuese po i kërkojnë me helikopter

Dy turistë kanë mbetur të bllokuar në majën e Jezercës në Shqipëri, në zonën e Valbonës.

Një ekip i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, ka shkuar atje për t’iu dal në ndihmë.

“Kanë mbetur të bllokuar në borë dhe kanë pasur frikë të kthehen sepse nuk kanë pasur pajisje adekuate. Një ekip i yni ka mbërritur atje. Kemi bashkëpunim edhe me ekipin e emergjencave të Shqipërisë. Aktualisht me helikopter po analizohet terreni se a mund të afrohen në atë zonë. Janë dy persona, dyshohet se janë holandezë. Ata na kanë thirrur me numër holandez”, thuhet në njoftim.

Banner

Related posts

Do të regjistrohet PD në zgjedhje? Celibashi: Vendimin do e marr pasi të kalojë afati 48 orësh

admin

Përfundon votimi në asamblenë e PS-së në Vlorë, zgjidhet kandidati për kryetar bashkie

admin

“Aleanca e rublave”/ Taulant Balla lëshon akuzë për shkatërrimin e rafinerisë së Ballshit

admin

Leave a Comment