SHQIPËRI

Do të regjistrohet PD në zgjedhje? Celibashi: Vendimin do e marr pasi të kalojë afati 48 orësh

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit tha se vendimin për regjistrimin e Partisë Demokratike do të merret nesër ose pasnesër, ndërsa afati që Lulzim Basha të dorëzojë kërkesën e me firmën e tij përfundon në orën 24:00.

“Vendimi që unë si komisioner do të marr pasi të ketë kaluar afati 48 orë që i është dhënë PD-së për të plotësuar dokumentacionin që në bindjen time është i mangët.  Do presim të kalojë afati 48 orë dhe menjëherë do të vendosim. Një ditë më pas është edhe çështje e aspektit të ngarkesës. Natyrisht duke pasur në vëmendje se ka një afat për regjistrimin e koalicioneve si dhe për kryetar këshilli apo anëtarë të këshillit bashkiak. Nuk mund të shkelen këto afate. Afati mbaron në orën 24:00”.- tha Celibashi.

 A jeni më afër regjistrimit të Bashës, pse emëruat komisionerët mbrëmë?

Celibashi: Vendimarrja e KQZ e çfarë ndodh është në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor. Ajo u imponua nga rrethanat, nga procedurat që duhet të kryejë një komision. Nuk është rasti i parë që nuk bëhen në mbledhje publike. Janë bërë një pjesë po, një pjesë jo.


Top Channel

Banner

Related posts

Kapuç, doreza dhe armë me silenciator, ky është ‘i forti’ nga Shkodra që reklamonte jetën e luksit

admin

Fshehën 17 vjeçaren në bagazhin e mjetit, arrestohen dy të rinj nga Kosova në Morinë

admin

Samiti i Berlinit më 16 tetor në Tiranë/ Scholz: Marrëveshja Kosovë-Serbi e rëndësishme për rajonin! Rama: Mbështesim planin e paqes

admin

Leave a Comment