Lajme

Durmishi: Dështimi i protestës tregoi se Tetova nuk pranon lojëra të errëta politike

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka reaguar pas protestës së organizuar në Tetovë, duke vlerësuar se qytetarët treguan pjekuri dhe nuk u bënë pjesë e, siç e cilësoi ai, një përpjekjeje për manipulim politik, transmeton Zyrtare.

Në një postim në rrjetet sociale, Durmishi tha se tetovarët nuk ranë pre e provokimeve dhe as tentativës që, sipas tij, dikush të shpërlajë përgjegjësinë për problemet që vetë i ka krijuar.

“Tetova tregoi pjekuri. Tetovarët nuk ranë pre e provokimeve, as tentimit që dikush të shpërlahet për një problem që vetë e ka gatuar”, shkroi ai.

Durmishi shtoi se ata që, sipas tij, “e shkatërruan Tetovën, e lanë në baltë dhe e sollën buzë dështimit total”, morën përgjigjen më të qartë nga vetë qytetarët.

Ai vlerësoi se pjesëmarrja e ulët në protestë dëshmoi se Tetova nuk mund të përdoret për interesa partiake.

“Dështimi i protestës tregoi se Tetova nuk është vend ku dikush mund t’i lajë gjynahet e veta. Tetova është kockë e fortë që nuk kapërdihet”, theksoi ministri.

Në fund të reagimit, Durmishi nënvizoi se e drejta për protestë duhet të respektohet gjithmonë, por shtoi se Tetova nuk pranon të përdoret për “lojëra të errëta politike”, duke falënderuar tetovarët për qetësinë dhe dinjitetin e treguar.

Banner

Related posts

Ferati – Rokas: Bashkëpunimi me BE-në për zhvillim të barabartë dhe institucione më të forta

Admin2

Zajkova kundër zgjedhjeve të reja: Ka shumicë të mjaftueshme për të qeverisur

Admin2

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Admin2