AKTUALE

Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit në një subjekt të vetëm politik

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ka deklaruar se Forumi Shqiptar është në rrugën drejt bashkimit në një subjekt të vetëm politik, me një platformë të qartë për unifikimin dhe mirëqenien e shqiptarëve në Mal të Zi.

Në një intervistë për Top-Channel, Dukaj theksoi se ky proces pritet të konkretizohet brenda një periudhe të shkurtër kohore, duke shprehur bindjen se unifikimi politik është çelësi për avancimin e interesave të shqiptarëve.

“Unë besoj dhe shpresoj që për një kohë të shkurtër, nuk besoj se do të kaloj më shumë se 1 muaj që Forumi Shqiptar do të bëhet unik, pra të bëhet një subjekt politik dhe me platformë të qartë për unifikimin e shqiptarëve në Mal të Zi sepse unifikimi i shqiptarëve kudo jo vetëm në Mal të Zi është baza, është themeli I arritjeve të sukseseve dhe aspiratave tona që kanë të bëjnë me integrimin e Malit të Zi në BE, me raportet e shkëlqyera me të gjithë fqinjët, në mënyrë të posaçme me Shqipërinë dhe Kosovën, me zhvillimin ekonomik, mirëqenien, zhvillimin kulturor, gjuhësor dhe shumë aspekte të tjera”, shprehet Dukaj.

Banner

Related posts

AKI: Poverenikët e jashtëligjshëm nuk ju kryejnë punë, përgjigjen do ta merrni nga populli më 11 janar

Gjyla Halili

Besiana Mehmedi e Adelina Paloja shkëlqejnë në koncertin e 557-të vjetorit të Gjergj Kastriotit Skenderbeut në Lezhë

Gjyla Halili

Me këtë truk do të freskoheni për një minutë

admin