AKTUALE

Kovaçevski – Stoltenberg: Të bashkuar dhe të fuqishëm bashkë në NATO, Maqedonia e Veriut është faktor stabiliteti

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot pasdite pati një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ata diskutuan disa çështje aktuale të rëndësishme për rajonin dhe në kontekst gjeopolitik.

U theksua uniteti i fuqishëm i shteteve aleate në Aleancë, në funksion të paqes, pas sfidave të agresionit brutal ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

Në të njëjtën kohë, u përshëndet pozicionimi efektiv i Republikës së Maqedonisë së Veriut në përputhje me pozicionimin e partnerëve të NATO-s dhe politikës së përbashkët dhe të jashtme të sigurisë së BE-së, si dhe ofrimi i mbështetjes së nevojshme për Ukrainën.

Gjatë bisedës gjithashtu u theksua rëndësia e një qasjeje të përbashkët në trajtimin e kërcënimeve hibride dhe dezinformatave si sfida për stabilitetin dhe sigurinë.

Për aspektet e çështjeve që u diskutuan sot nga Kryeministri Kovaçevski dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg, siç u theksua, pritet të diskutohen në Samitin e ardhshëm të NATO-s në korrik në Vilnius të Lituanisë.

Banner

Related posts

Bexheti: Shqiptarët kanë të drejtën të kërkojnë rregullim të ri shtetëror

Gjyla Halili

Bdi Dega Tetovë: Kryetari i Komunës dhe NPK Tetova po braktisin punëtorët – Kush mban përgjegjësi?

Gjyla Halili

Spiunazhi me BIA-n serbe, Bekteshi: Njëri prej të arrestuarve është babai i Zekirija Shabanit, a do të ketë përgjigje për involvimin e VLEN-it?!

Gjyla Halili

Leave a Comment