AKTUALE

Dr.Meral Ferati nga sot zyrtarisht emërohet drejtoreshë në spitalin Gjinekologjik në Çair

Dr. Meral Uzeiri Ferati do të udhëheqë nga sot e tutje me I.P.SH Spitalin e Specializuar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Nëna Terezë” në Çair.
Emërimi i saj vjen në një moment të rëndësishëm, kur fokusi është te rritja e efikasitetit, përmirësimi i shërbimeve dhe përmbushja e objektivave strategjike të spitalit. Ajo e merr këtë përgjegjësi me synim forcimin e kapaciteteve menaxheriale dhe ngritjen e standardeve të kujdesit shëndetësor për qytetarët.

Doktoresha Meral Uzeiri Ferati është një profesioniste e dëshmuar dhe e përkushtuar në fushën e gjinekologjisë, me përvojë të gjatë si në praktikën mjekësore ashtu edhe në jetën publike, duke sjellë kështu në këtë spital përvojën profesionale dhe vizionin e qartë për avancimin e këtij institucioni shëndetësor.

Uzeiri Ferati është kuadër i Lëvizjes Arbëria, pjesë e koalicionit VLEN. Ajo ka ushtruar më herët edhe funksionin e deputetes në Kuvendin Republikan.

Banner

Related posts

“Ne jemi këtu! SHBA-ja nuk po largohet”, ambasadorja Aggeler flet për pezullimin e USAID

Gjyla Halili

Shkup: Zgjerohet “lista e zezë” nga SHBA-ja

admin

Isen Shabani: Rruga “Brahim Aga” në Dobërdoll nis së shpejti me realizim

Gjyla Halili