AKTUALE

DPHM: Nga e diela ulje të temperaturave, reshje të shiut dhe borës në Maqedoni

Banner

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se të dielën do të ketë depërtim të shpejtë të një mase ajrore të ftohtë nga veriu, e cila do të shkaktojë ndryshim të ndjeshëm të motit.

“Do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët me reshje shiu, ndërsa në vendet më të larta reshje shiu dhe bore. Në male reshjet do të jenë nga bora dhe do të formohet mbulesë bore (10 deri në 15 cm).

Do të fryjë erë e fortë veriore (mbi 70 km/h) dhe temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme.

Të hënën me erë të fortë nga veriu. Më pas do të mbajë mot stabil dhe me erë me temperatura të mëngjesit të cilat kudo do të jenë negative”, thonë nga DPHM.

Related posts

Filipçe: Qeveria nuk është stabile

Gjyla Halili

Rokas: Të gjithë së bashku dhe me reformat do të ndërmarrim hapin vendimtar për t’u bërë pjesë e familjes së Bashkimit Evropian

Gjyla Halili

Ahmeti: Vendit tonë i duhet harmoni ndërmjet komuniteteve dhe anëtarësim i plotë në BE

Gjyla Halili