AKTUALE

DOLI NGA SHTYPI TAKVIMI  PËR VITIN 2025/ 1446-1447 H

Vitrina e botimeve

Në kuadër të veprimtarisë botuese të Rijasetit të BFI-së, ditë më parë doli nga shtypi Takvimi për vitin 2025/ 1446-1447 H. Edhe kësaj radhe sipas praktikës së deritashme, Takvimi është i përpiluar në format xhepi, me 128 faqe.
Takvimi si botim vjetor ka rëndësi të madhe sepse besimtarëve u ofron orarin e saktë të faljeve të namazeve ditore gjatë tërë vitit si dhe u ofron informacione të sakta për fillimin e agjërimit, informacione të sakta për festat fetare për ditët dhe netët e bekuara gjatë vitit 2025. Pikërisht për rolin që ka Takvimi, ai është i mirëpritur për të gjithë xhematet e vendit tonë.
Pos rubrikës kalendarike, në Takvimin e vitit 2025, janë të botuara disa punime me tematikë fetare, nga të cilat veçojmë: “Fjala e Reisul-Ulemasë me rastin e Manifestimit “Mirë se erdhe ja Resulallah”; “Ngadalë po rrëshqasim drejt zjarrit”; “Relacioni i besimit me vendosmërinë dhe reflektimet e saj në jetën e njeriut”; “Mënyra e faljeve të namazeve”; “Pse duhet të falemi” etj.
Me rastin e katërdhjetëvjetorit të Medresesë në kopertinën e parë të Takvimit është godina e SHMI “Medreseja Isa Beu” Shkup, ndërsa në kopertinën e pasme janë godinat e paraleleve të shtrira, Shtip, Shkup, Tetovë dhe Gostivar.

Banner

Related posts

Nga Shein te Adidas, kompanitë që po rrisin çmimet për shkak të tarifave të Trumpit

Gjyla Halili

Sa gota ujë duhet t’i pimë në ditë?

admin

Anketa e fundit: Izet Mexhiti dyfish para Bilall Kasamit”

Gjyla Halili