AKTUALE

Mbledhja e VLEN, ASH-Taravari: Nuk kemi marrë njoftim për takimin

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, pjesë e koalicionit VLEN, Izet Mexhtit tha se sot me fillim nga ora 14 do të mblidhen liderët e koalicionit VLEN në Shkup, përcjell TV21. Sipas tij, në mbledhje do të diskutohet për vendimin e mbrëmshëm të ASH-Taravari. Të pyetur nëse kanë marrë ftesë për këtë takim të VLEN, nga ASH-Taravari thonë:

“Deri më tani si ASH nuk kemi marrë njoftim për takimin”, tha shkurt për TV21 sekretari gjeneral i ASH-së Blerant Ramadani.
Ndryshe, nga ASH-Taravari mbrëmë vendosën që në zgjedhje lokale të shkojnë me lista të veçanta për këshilltarë, ndërsa theksuan se për kandidatët për kryetarë të komunave, janë të hapur për bashkëpunime me të gjitha partitë.

Banner

Related posts

Mickoski: Ahmeti dhe Kovaçevski duhet të tregojnë nëse është ndarë ndihmë shtetërore për “E-GO”! Nëse është paguar edhe një cent, duhet të ketë përgjegjësi

Gjyla Halili

Një komunë e Shkupit sot do të jetë pa energji elektrike për pothuajse gjithë ditën

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi nxjerr dokumentin si Bilall Kasami ka shitur MONPOLLIN 1-EURO m2

Gjyla Halili