AKTUALE

Dokumentet në telefon: Në tetor vjen revolucioni digjital në RMV

Në fund të tetorit pritet të prezantohet aplikacioni shtetëror „m.Uslugi“, përmes të cilit qytetarët do të mund të kenë letërnjoftimin dhe patentën e shoferit në telefon.

Dokumentet fizike do të vazhdojnë të vlejnë, ndërsa pranimi i versioneve digjitale nga institucionet do të bëhet gradualisht, pasi ato duhet të përshtaten teknikisht.

Aplikacioni nuk do të jetë i detyrueshëm. Në të ardhmen pritet të përfshihen edhe diplomat, dëftesa, certifikata dhe dokumente të tjera.

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, tha se aplikacioni tashmë është testuar nga disa mijëra qytetarë, ndërsa janë marrë rreth 200 sugjerime për përmirësime.

Banner

Related posts

Ndahet nga jeta Kaqusha Kashari, Ahmeti: Ajo nuk u dorëzua asnjëherë, mbeti e përkushtuar ndaj idealit të lirisë dhe barazisë.

Gjyla Halili

Reformat në BDI/ Hisen Xhemaili uron Ali Ahmetin dhe kryesinë e re të partisë

Gjyla Halili

FJALIMI I UDHËHEQËSIT ALI AHMETI NË NDERIM TË FLAKËS SË JANARIT NË GOSTIVAR, 17 JANAR 2025

Gjyla Halili