AKTUALE

Tryezë e rrumbullakët “A na duhet Ligj për Gjykatën Kushtetuese”

Në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup sot do të mbahet tryezë e rrumbullakët në temë “A na duhet Ligj për Gjykatën Kushtetuese”. Ngjarja ka për qëllim të hapë debat për nevojën e miratimit të një ligji i cili do ta rregullonte punën e Gjykatës Kushtetuese, përmes dialogut ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve, profesionit ligjor dhe sektorit civil.
Fjalime hyrëse do të kenë presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska – Davkova, Darko Kostadinovski, kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Mihail Rokas, ambasador i Bashkimit Evropian, Petra Dreksler, ambasadore e Gjermanisë dhe Angjela P. Ageler, ambasadore e SHBA-së.

Pastaj vijon prezantim i gjetjeve nga analiza për nevojën e miratimit të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, i përgatitur në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja, me folësit Karsten Manke, lider i ekipit dhe ekspertëve të lartë juridikë Martin Sopronov dhe Margarita Caca Nikollovska.

Qëndrimet e gjykatësve nga Gjykata Kushtetuese do t’i sqarojnë gjykatësit Ana Pavllovska – Daneva dhe Tatjana Vasiç – Bozaxhieva, përderisa, mendime nga përfaqësues të profesionit ligjor do të ndajnë profesorët Tanja Karakamisheva – Jovanovska, Jeton Shasivari, Denis Preshova dhe Renata Deskoska.

Nga sektori civil qëndrimet do t’i tregojnë Darko Avramovski nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” dhe Bojan Trpevski nga Asociacioni i Juristëve të Rinj të Maqedonisë.

Banner

Related posts

DUA HIFZI NË XHAMINË “MUSLIHUDDIN ABDULGANI” NË DYQANXHIK TË SHKUPIT

Gjyla Halili

Revolucioni që përfundoj në iluzion!

admin

VLEN sonte mban tubimin qëndror në Shkup, kanë një kërkesë për pjesëmarrësit

Gjyla Halili