AKTUALE

“Diskoteka nuk ka pasur leje për punë” – Arbër Ademi pyet: Çfarë kanë bërë institucionet që të mos e lejojnë këtë dhe të mos rrezikohen qytetarët

Arbër Ademi nga BDI ka dalë me një reagim të ri këtë mbrëmje, në lidhje me tragjedinë në Koçan ku humbën jetën 59 persona, transmeton TV21.

Ademi ka kritikuar institucionet për mënyrën se si i realizojnë hetimet për të gjetur fajtorët e kësaj tragjedie, ndërkaq ka pyetur se “çfarë kanë bërë institucionet që të mos e lejojnë diskotekën të mos punojnë në mënyrë të egër dhe të mos i rrezikojë qytetarët?”.

“Institucionet në vend që ta zbardhin të vërtetën duke gjetur lidhjen kauzale – lidhjen shkak pasojë, ato më shumë po interesohen dhe harxhojnë energji në krijimin e një spin narrativi që përgjegjës e bën gjithkend, vetëm institucionet aktuale jo.

Thelbi i çështjes nuk është licenca, sepse në ditën e rastit të kobshëm diskoteka nuk ka patur licencë as të vlefshme e as të falsifikuar – thjeshtë ska patur leje për punë. Çështja thelbësore është se si ka punuar pa fare leje për punë, çfarë kanë bërë institucionet për të mos lejuar që dikush në mënyrë të egër të punojë dhe të shkaktojnë rrezik për sigurinë e përgjithshme në këto përmasa.

E vërteta duhet të del në shesh! Me çdo çmim!”, shkruan në reagim Ademi.

Banner

Related posts

Seancë publike e LSM-së para dhomës ligjdhënëse, do të kërkohet pagë minimale prej 500 euro dhe rritje e pagave të tjera

Gjyla Halili

Florim Useini në Düsseldorf: Nevojitet qasje më konkrete për tërheqjen e investimeve të huaja

Gjyla Halili

Anketa e NDI/ BDI sërish e para

admin