AKTUALE

BDI: Pushteti tragjedinë e Koçanit po e trajton me qasje selektive! Po i mbrojnë të vetët dhe fajtorin e kërkojnë diku tjetër…

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kritikuar qasjen shtetërore institucionale ndaj tragjedisë së Koçanit.

Sipas BDI-së, pushteti po përpiqet t’i mbrojë të vetët dhe të kërkojë fajtorët dikur tjetër.

Reagimi i plotë:

BDI riafirmon qëndrimin e saj parimor për drejtësi të plotë, të pavarur dhe të pandikuar nga politika.

Tragedia e ndodhur kërkon përgjegjësi të qartë dhe institucionale, pa manipulime për përfitime politike.

Fatkeqësisht, po shohim se pushteti po përpiqet me çdo mjet të mbrojë të vetët dhe të shpërqendrojë opinionin publik duke kërkuar fajtorë diku tjetër.

Kjo qasje selektive dhe e padrejtë dëmton jo vetëm besimin e qytetarëve te institucionet, por edhe vetë procesin e drejtësisë.

Ne nuk do të biem në kurthin e politikës së fajësimeve dhe përçarjeve.

Për ne, drejtësia nuk mund të ndahet në ‘tanët’ dhe ‘të tyre’ – ajo duhet të jetë njësoj për të gjithë.

Ndaj, i bëjmë thirrje institucioneve të qëndrojnë mbi çdo ndikim dhe të sigurojnë një proces transparent, të paanshëm dhe të drejtë.

Vetëm e vërteta dhe përgjegjësia e plotë mund ta kthejnë besimin e qytetarëve.

Çdo përpjekje për ta devijuar këtë proces nuk është në shërbim të drejtësisë, por në shërbim të atyre që duan të fshehin të vërtetën.

Banner

Related posts

Krenar Lloga me rastin e muajit të shejtë të Ramazanit: “Qoftë ky muaj i mëshirës, faljes dhe begatisë, një kohë reflektimi, paqeje dhe solidariteti mes nesh”

Gjyla Halili

Osmani në Pragë në takim joformal ministror të NATO-s

Gjyla Halili

Gjykata e Apelit në Shtip me vetëm katër gjykatës

Gjyla Halili