KOSOVË

Disa të plagosur dhe janë ndaluar dy persona për gjuajtën me armë në Prishtinë – detaje nga Policia

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se mbrëmë rreth orës 23:30, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal  në rrugën “Rexhep Luci”.

Borovci ka treguar se të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, teksa ka shtuar se së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast, përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm.

”Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi.   Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore . Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast, përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm”, tha Borovci.

Banner

Related posts

Pamje nga momenti i arrestimit të 14-vjeçarit që vrau 9 persona në një shkollë në Beograd

admin

Rama zbulon varkat e reja turistike që do përdoren për turistët në Shirokë

admin

Kërkohet llogari për Kosovën, Abazoviq thirret me urgjencë në Parlament

admin

Leave a Comment