AKTUALE

Bllatë: Ndalohen studentët shqiptarë që po shkonin në mbështetje të protestës

Bllokohet në Bllatë autobusi me studentë nga Universiteti i Tiranës që po vinin në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Një autobus me studentë nga Universiteti i Tiranës, të cilët po udhëtonin drejt Shkupit për të marrë pjesë në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, është bllokuar në pikën kufitare të Bllatës.

Sipas informacioneve paraprake, autoritetet maqedonase nuk kanë dhënë sqarime zyrtare për arsyet e ndalimit të autobusit, ndërsa studentët kanë mbetur për një kohë të gjatë në pritje në kufi.

Ngjarja ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë dhe aktivistë e kanë cilësuar veprimin si të papranueshëm, sidomos në një moment kur protestat studentore për përdorimin e gjuhës shqipe kanë marrë mbështetje të gjerë publike.

Studentët nga Tirana kishin paralajmëruar ardhjen e tyre në Shkup si shenjë solidarizimi me kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për respektimin e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe gjatë provimit të Jurisprudencës

Banner

Related posts

Marash Dukaj jep lajmin e madh:500.000 euro ndihmë për bujqit e Malësisë,kërkesat e qytetarëve prioritet i ynë

admin

Adyan Ajeti gati për sfidën e madhe: Talenti i Wolfkickboxing & MMA synon fitoren në “Fight Night – Nur für Kinder”

Gjyla Halili

Revizioni në Byronë për Zhvillimin e Arsimit ka treguar më shumë dobësi sistematike dhe parregullsi

Gjyla Halili