SPORT

Di Maria pritet ta “tradhtojë” rëndë Juventusin

Angel Di Maria pritet të transferohet te rivalët e Juventusit. Një lajm i bujshëm nga Italia, bën të ditur se argjentinasi do largohet nga Juventusi, por jo nga Serie A.

Di Maria verën e kaluar iu bashkua Juventusit me parametra zero, por në fund të sezonit pritet të largohet nga “Zonja e Vjetër”.

Di Maria ka luajtur 17 ndeshje këtë sezon, ka realizuar tre gola dhe pesë asistime, por drejtuesit nuk janë të bindur me paraqitjet e argjentinasit.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Di Maria në verë do të largohet nga Juventusi, por do të mbetet në Serie A.

Sipas Calcio Mercato, Napoli synon transferimin e argjentinasit në verë me parametra zero.

Banner

Related posts

Ekipi kosovar përballet me rivalët serbë

admin

Jorginho do të qëndrojë në Arsenal

admin

Szoboszlai tregon kush e bindi që të transferohet në Liverpool

admin

Leave a Comment