SPORT

Manchester City e fiton derbin ndaj Arsenalit

Banner

Manchester City ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në Premierligë.

“Citizens” mposhtën në udhëtim Arsenalin në ndeshjen e mbetur të javës së 12-të në elitën e futbollit anglez.

De Bruyne kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 24-të, pas një goli të bukur, ku paraprakisht Tomiyasu dhuroi një top për të gabimisht.

Në minutën e 42-të rezultati u barazua në 1:1 nga Bukayo Saka, që ishte i saktë nga penalltia.

Pjesa e dytë i takoi tërësisht kampionit në fuqi të Premierligë.

Grealish shënoi në minutën e 72-të për ta rikthyer epërsinë e Manchester Cityt.

Kurse, 10 minuta më vonë Haaland realizoi për 1:3.

Me këtë fitore, tani Manchester City merr primatin në Premierligë me 51 pikë, aq sa ka edhe Arsenali në vendin e dytë.

“Topçinjtë” e kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Related posts

Sefaja certifikohet në “Programin Ndërkombëtar të Certifikimit të Pasurimit të Trajnerëve (ICECP)”

admin

Sadiku mund të mbetet jashtë Botërorit të Boksit në Indi për shkak të vizës

admin

Tottenham – Milan, mbyllet pa gola pjesa e parë

admin

Leave a Comment