AKTUALE

Despotovski për ndryshimet kushtetuese: Të mundohemi që bashkërisht ta forcojmë përshtypjen tek investitorët se jemi vend stabil dhe i sigurt

Nuk duhet të jemi peng i proceseve politike në vend. Presim dhe shpresojmë se ndryshimet kushtetuese do të realizohen me sukses. Vendi në sytë e investitorëve të huaj të mëdhenj, është vend stabil dhe i sigurt, që është shumë e rëndësishme. Duke e marrë parasysh këtë, le të përpiqemi bashkërisht ta përforcojmë atë përshtypje, porositi sot drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike (ZZHIT), Jovan Despotovski.

Aktivitetet e parashikuara në ZZHIT, duke e përfshirë edhe fushatën e ardhshme, theksoi Despotovski në brifing me gazetarët, sigurisht se do të vazhdojnë.

“Do të përsëris, duhet të jemi pengje të proceseve politike. Këtë e them edhe si qytetar edhe si institucion. Nuk funksionojmë në një mjedis të izoluar ku Drejtoria shtyn ndonjë histori të saj, ndërsa investitorët na shohin si një tërësi. Shpresoj se ndryshimet kushtetuese  do të përfundojnë me sukses”, thekson Despotovski. 

Banner

Related posts

MAFIZ RUSTEMI EMËROHET PËRGJEGJËS I SEKTORIT PËR DIASPORË

Gjyla Halili

LSDM: Mickoski bën shaka me popullin, u kënaq me 0,1% ulje të çmimeve në tetor

Gjyla Halili

Edhe shqiptarët duhet ta kenë Kërlezhën e tyre për të nxitur demokratizimin e shoqërisë serbe

admin

Leave a Comment