AKTUALE

Taravari shpreh ngushëllimet për vdekjen e Lindita Ahmetit: Humbëm një poete dhe njeri të rrallë

Kandidati për President nga radhët e VLEN, Arben Taravari, me zemër të trishtuar, ngushëllon familjen dhe miqtë e Lindita Ahmeti në këtë moment të trishtë për ndarjen nga jeta të poetes dhe aktivistes së shoqërisë civile. Lindita Ahmeti ishte poete dhe njeri i rrallë, ajo ishte edhe motra e aktorit të ndjerë të madh Luran Ahmeti, të cilët së bashku jetën e tyre ia dedikuan të mirës së shoqërisë.

‘Kjo ditë më është trishtu…U nda nga jeta një poete dhe njeri i rrallë, Lindita Ahmeti. Ajo është bashkuar me Luranin, vëllain e saj e mikun tim të paharruar… Ngushëllime prindërve! Dhimbja ndonjëherë është më e fortë se të gjitha fjalët! Zoti e pastë afër!’ – citohet në ngushëllimin e Taravarit ndaj familjes Ahmeti.

Banner

Related posts

Mexhiti: Në fund të 2024, ose fillim të 2025, ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të jetë në procedurë parlamentare

Gjyla Halili

Fatmir Dehari dhe “Oda Kërçovare” Zvicër mysafir në familjen Hajdini në Shba

Gjyla Halili

Menduh Thaçi uron besimtarët e fesë Islame Ramazanin

Gjyla Halili