AKTUALE

Despotovski: Pas një viti negociata sot hudhet gurthemeli i fabrikës së re të Magna Mechatronics

📢 Është kënaqësi që pas një viti negociatash me partnerët tanë të marrim pjesë sot në gurthemelin e fabrikës së re të Magna Mechatronics.

I shpreh mirënjohjen time kryeministrit Kovaçevski për mbështetjen vetëmohuese që nga fillimi i negociatave dhe për mbështetjen e tij në momentet kyçe që procesi të ecë më shpejt.

Faleminderit edhe ekipit të #TIRZ, pa të cilin nuk do të ishte i mundur zbatimi i këtyre projekteve. Falënderoj edhe kundërshtarin tim politik, kryetarin e komunës së Shtipit, Ivan Jordanov, për interesimin dhe mbështetjen për këtë projekt të rëndësishëm për rajonin. Me këtë investim sigurojmë të drejtën për një jetë të denjë për të paktën 100 bashkëqytetarë tanë nga ky rajon me paga 20% mbi mesataren e vendit.

Ky është shembull dhe model i vërtetë i bashkëpunimit të politikanëve dhe institucioneve përgjegjëse përmes të cilit tregojmë se mund të japim rezultate konkrete për qytetarët.

Banner

Related posts

Lloga – Taravarit: “Kur nuk të do shpija jote nuk të do shpija e kojshisë”

Gjyla Halili

Mexhiti: Afër 10 mijë mërgimtarë kanë ardhur për ta vulosur ndryshimin në politikën shqiptare

Gjyla Halili

KASAMI: UT PO KAPET NGA AHMETISTËT, TË ANULOHEN ZGJEDHJET PËR REKTOR

admin

Leave a Comment