AKTUALE

Janevska: Kryeministri do të vendosë nëse do të jem ministre e Shëndetësisë

Banner

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke iu përgjigjur një pyetje të gazetarëve nëse ndoshta ajo do ta zëvendësojë Arben Taravarin në postin e ministrit të Shëndetësisë, pasi ky i fundit ka paralajmëruar largimin nga Qeveria, deklaroi se “Qeveria ka një kryeministër, dhe me gjasë edhe një ekip negociator – kjo është punë e tyre dhe ata do të thonë si do të jetë”.

E pyetur nëse do të pranonte një pozitë të tillë nëse do t’i propozohej, Janevska tha se është herët për të menduar për diçka të tillë.

– Është shumë herët për të menduar për një gjë të tillë, ata që janë përgjegjës do të thonë, dhe kur të vijë ai moment, atëherë do të bisedojmë – theksoi Janevska.

Deklaratën e Bilall Kasamit se sektori i shëndetësisë mund t’i kalojë VMRO-DPMNE-së, Janevska tha se e ka dëgjuar vetëm nga mediat.

– Si ministre e Arsimit kam aq shumë punë për të përfunduar, sa që me të vërtetë nuk mendoj dhe nuk jam e përfshirë në ato negociata. Sërish po e them, ka një person përgjegjës që do të vendosë se si duhet të jetë – nënvizoi ministrja.

Related posts

Danela Arsovska zgjedhet zëdhënëse dhe koordinatore për monitorimin dhe parandalimin e korrupsionit në nivel lokal dhe rajonal

Gjyla Halili

Kryediplomati Osmani i replikon ministrit serb. Ja reagimi i tij

Gjyla Halili

Korrupsioni i rëndë qeveritar dhe dhuna ndaj gazetarëve – raport i DASH për Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili