AKTUALE

Dëshqiptarizim tronditës nga qeveria VMRO-VLEN – Vetëm këtë javë, nga 109 punësime në 7 institucione, 107 janë maqedonas dhe vetëm 2 shqiptarë

Përjashtimi i heshtur – Shqiptarët jashtë punësimeve në institucionet shtetërore

Shifrat flasin vetë – një javë, shtatë institucione, dhe pothuajse asnjë shqiptar i punësuar apo i avancuar në detyrë. Situata është alarmante dhe ngre pikëpyetje të mëdha mbi përfaqësimin e drejtë dhe barazinë në punësimet shtetërore.

Ja si paraqitet gjendja vetëm gjatë kësaj jave:

📌 Enti i Statistikave: 11 punësime – 0 shqiptarë
📌 Arkivi Shtetëror i Maqedonisë së Veriut: 14 punësime – 0 shqiptarë
📌 Drejtoria e të Ardhurave: 41 punësime – 1 shqiptar
📌 Regjistri Qendror: 8 punësime – 0 shqiptarë
📌 Ministria e Kulturës: 12 punësime – 1 shqiptar
📌 CEMV Strugë: 23 punësime – 0 shqiptarë
📌 SPILJE Dibër: 8 punësime – 0 shqiptarë

Në total: 109 punësime, nga të cilat vetëm 2 shqiptarë janë përfshirë në proces.

Këto nuk janë thjesht numra. Janë pasqyra të një realiteti që tregon një përjashtim sistematik dhe të thelluar të shqiptarëve nga strukturat institucionale të shtetit. Ajo që po ndodh nuk është thjesht shpërndarje e pabarabartë e vendeve të punës, por një formë e qartë dhe shqetësuese e dëshqiptarizimit administrativ.

Është koha që kjo çështje të mos trajtohet më si statistikë e ftohtë, por si një alarm serioz për të gjithë ata që besojnë në barazi, përfaqësim dhe drejtësi institucionale.

Banner

Related posts

Ndryshojnë sërish çmimet e derivateve të naftës në RMV, shtrejtohet dizeli

Gjyla Halili

REISUL ULEMA PRITI NË TAKIM DR. MUNEER M. ALSHATER NGA UNIVERSITETI I JORDANISË

Gjyla Halili

Lladrovci e rikthen pas 18 muajve profilin e tij të parë të facebook-ut

Gjyla Halili