AKTUALE

Deri më 30 prill në mesnatë paraqitje e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim në zgjedhjet e 8 majit

Më së voni deri më 30 prill në mesnatë, votuesit të cilët janë të sëmurë ose të pafuqishëm duhet të paraqiten në Komisionet komunale të zgjedhjeve që të mund të vizitohen në shtëpitë e tyre më 7 maj dhe të votojnë për zgjedhjet për deputetë dhe për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

“Votuesi, i cili nuk është në mundësi të votojë në vendvotim (i pafuqihsëm ose i sëmurë), e dëshiron të votojë, për këtë do ta njoftojë KKZ-në më së voni 7 ditë para ditës së përcaktuar për votim, respektivisht deri më 30 prill në mesnatë, qëndron në Librin e afateve për zgjedhjet parlamentare të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve.

Për personat të cilët janë të sëmurë ose të pafuqishëm, e dëshirojnë të votojnë, po ashtu deri te KKZ-ja duhet të dorëzohet dokumentacion adekuat mjekësor.

Banner

Related posts

Ganiu konfirmon se VLEN do të marrë ministrinë e 5-të me resor: Ministria e Eurointegrimeve do t’i ketë të gjitha nishanet

Gjyla Halili

BDI: Institucionet nuk guxojnë të shndërrohen në instrumente presioni politik

Gjyla Halili

“Bisedim i hapur me të rinjtë shqiptarë” drejtuar nga Emina Çunmulaj Nazarian dhe Mark Gjonaj

Gjyla Halili