SPORT

Demaj e Hajdari shkëlqejnë në Danimarkë

Dy lideret e Përfaqësueses së Kosovës në hendboll, Leonora Demaj e Marigona Hajdari kanë shkëlqyer të shtunën te skuadra daneze Ringkobing.

Ringkobingu mposhti Skanderborgun në kuadër të elitës daneze.

Skuadra e Leonorës dhe Marigonës fitoi me rezultat bindës, 38:30.

Dy yjet tona ishin prej më meritoreve për fitoren. Kapitenja Demaj realizoi katër gola nga pesë tentime, ndërsa i kishte edhe gjashtë asistime.

Ndërsa qendra Marigona Hajdari shënoi pesë gola nga shtatë tentime, ndërsa u shqua edhe me organizim të lojës. I kishte edhe dy asistime.

Fitorja për Ringkobingun ishte shumë e rëndësishme për të përmirësuar pozitën në renditjen tabelare.

Banner

Related posts

Veteranët: Kosova organizon miqësore me Gjermaninë për 15 vjetorin e Pavarësisë

admin

Ditë të “zeza” për Hakimin

admin

Barça kursen 40 milionë me largimin e dy veteranëve

admin

Leave a Comment