AKTUALE

DELEGACIONI I BFI-së SË RMV-së VAZHDON VIZITAT NË XHAMITË SHQIPTARE NË GJERMANI

Në kuadër të planprogramit të Ramazanit, të organizuar nën patronazhin e Reisul Ulemasë, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, delegacioni i Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vazhduar vizitat e tij në xhamitë shqiptare në Gjermani.

Delegacioni i lartë përbëhej nga:
• Dr. Selver ef. Xhemaili, Mufti i Tetovës, H. Adi ef. Murtishi, Myfti i Strugës, Prof. Dr. Muhamed Mustafi, ligjërues në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, Prof. Dr. Naser Ramadani, ligjërues në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, Prof. Avni Neziri, sekretar i Medresesë Isa Beu, Mr. Xhemail Ahmedi, sekretar në Myftininë e Kërçovës.

Gjatë vizitave të realizuara:
• Dr. Selver ef. Xhemaili vizitoi Xhaminë Shqiptare “El Buhari” në Sombor
• H. Adi ef. Murtishi qëndroi në Xhaminë “Jakup Hasipi” në Berlin
• Prof. Dr. Muhamed Mustafi vizitoi Xhaminë “El Furkan” në Duisburg
• Prof. Dr. Naser Ramadani vizitoi Xhaminë “Iliria” në Landshut
• Prof. Avni Neziri vizitoi Qendrën Islame Shqiptare “Lëvizja” në Schwäbisch Gmünd
• Mr. Xhemail Ahmedi vizitoi Xhaminë “Ezan” në Remscheid

Delegacioni përcolli selamet dhe përshëndetjet e Bashkësisë Islame dhe të institucioneve të saj, si dhe të Reisul Ulemasë, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, duke falënderuar imamët, këshillat e xhamive dhe xhematet për kontributin e çmuar të komunitetit shqiptar në diasporë në përhapjen e fjalës së Allahut, si dhe mbështetja e vazhdueshme ndaj institucioneve fetaro-edukative në vendlindje, si Medreseja “Isa Beu” dhe Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup.

Banner

Related posts

Nxënësit nesër kthehen në mësim për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2024-2025

Gjyla Halili

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra në Librazhd

admin

Taravari: Nesër vendosim nëse do të shkojmë me VLEN-in apo do të dalim të vetëm në zgjedhje

Gjyla Halili