AKTUALE

Daneva Markova: Sa më shpejt të miratohen ndryshimet ligjore, aq më shpejt pacientët do të kenë shpërndarje më të thjeshtë dhe më të shpejtë të ilaçeve

Sa më shpejt të miratohen ndryshimet ligjore, aq më shpejt pacientët do të kenë shpërndarje më të thjeshtë dhe më të shpejtë të të gjitha barnave, tha prof. d-r Ana Daneva Markova, këshilltare për shëndetësi të kryeministrit në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve se a pret se së shpejti ato ndryshime të miratohen dhe të gjithë pacientët me fibrozë cistike të marrin ilaçin “Trikafta”.

“Javën e kaluar nga kryeministri dëgjuat në një konferencë për media se ai personalisht ka propozuar në bashkëpunim me një numër të madh ekspertësh, ndryshime ligjore që këtë javë janë në procedurë parlamentare. Shpresoj dhe intenca është që në afat sa më të shkurtër të miratohen ndryshimet ligjore që parashohin ndryshime në dy ligje, Ligjin për barnat dhe Ligjin për sigurim shëndetësor. Sa më shpejt të miratohen ndryshimet ligjore, aq më shpejt pacientët do të kenë shpërndarje më të thjeshtë dhe më të shpejtë të të gjitha barnave”, tha Daneva Markova e cila është gjithashtu pjesë e ekipit që ka punuar në ndryshimet ligjore që tashmë janë në procedurë parlamentare.

Ajo thekson se ndryshimet nuk përfshijnë vetëm pacientët me fibrozë cistike, por edhe të gjitha grupet e pacientëve për të cilët terapia sigurohet në këtë mënyrë.

Banner

Related posts

Mbahet konferenca mbi të ardhmen e raporteve SHBA-Kosovë

Gjyla Halili

Fetahu: Ramazani, mundësi për të forcuar lidhjet mes nesh, për të ushtruar tolerancën, mëshirën dhe humanizmin

Gjyla Halili

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Gjyla Halili

Leave a Comment