AKTUALE

Dalin shifrat sa shqiptarë kërkuan azil në Angli në vitin 2022

Duke iu referuar statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme Home Office, gazeta The Indipendent publikoi statistikat e azil kërkimit të shqiptarëve në Angli në 2022, nga ku numrin më të madh e përbëjnë të mbërriturit me gomone.

Top Channel duke iu referuar këtij shkrimi, raporton se nga 45,755 mbërritjet me varka të vogla në vitin 2022, në 43,794 raste u regjistruan kombësisë dhe nga ky total, 28 për qind ishin shtetas shqiptarë.

Shqipëria ishte kombësia më e zakonshme që aplikonte për azil në Britaninë e Madhe në vitin 2022, me 14,223 aplikime nga shtetas shqiptarë, 9,573 prej të cilave nga personat që kaluan Kanalin Anglez.

Banner

Related posts

Kosova dhe Serbia s’lëvizin nga qëndrimet për dinarin

Gjyla Halili

Nuk dihet akoma se kur do të vendoset në rend dite interpelanca e FE-së ndaj Kostadinovskit

Gjyla Halili

Musa Xhaferi: Fronti Europian është një ortek që vërshon përpara

Gjyla Halili

Leave a Comment