SHQIPËRI

Dalin pamjet: Policia kap dy persona duke vjedhur një veturë në Golem

Policia ka vënë në pranga dy të rinj në Kavajë, të cilët u kapën mat duke tentuar të vidhnin një makinë në zonën e Golemit.

Gjithashtu, mbi dyshime për bashkëpunim me 2 shtetasit e arrestuar, për këtë tentativë vjedhjeje, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një minoren.

VIDEO:

Njoftimi i policisë:

Golem, Kavajë/Reagim i menjëhershëm i Policisë, ndaj kallëzimeve të qytetarëve për raste vjedhjesh.

Tentuan të vidhnin një automjet, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë bën të mundur arrestimin në flagrancë të 2 shtetasve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Golem, disa shtetas po tentonin të vidhnin një automjet, kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëheshme, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kapën dhe arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit E. M., 36 vjeç dhe E. M., 19 vjeç, të dy banues në Kavajë.

Gjithashtu, mbi dyshime për bashkëpunim me 2 shtetasit e arrestuar, për këtë tentativë vjedhjeje, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. V., minoren, banues në Kavajë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Banner

Related posts

Investimi francez në Shqipëri, Rama takon inxhinierin Patrick Poyanné

admin

Tërmeti në Turqi, Veliaj: Jemi me ju, me kujtimet ende të freskëta nga tragjedia jonë e 26 nëntorit!

admin

Shërbimi Informativ Shtetëror pritet të drejtohet nga një grua/ Rama i propozon presidentit Begaj emrin e Vlora Hysenit

admin

Leave a Comment