SPORT

Chelsea synon transferimin e yllit të madh

Chelsea tashmë dihet që ka thyer rekord shpenzimesh në dy afatet kalimtare në një sezon të vetëm, rreth 600 milionë funte. Tashmë, raportime dhe thashetheme të reja dalin në pah, ku pronari i klubit anglez nuk është i ngopur dhe po planifikon goditjen e artë.

Sipas “Le Parisien”, pronari i Chelseas, Todd Boehly ka fluturuar në Paris për të hyrë në negociata me PSG për një marrëveshje me Neymar. Skuadra franceze shpenzoi në total gati 200 milionë funte për ta sjellë atë në Paris nga Bareclona në vitin 2017 dhe braziliani ka një kontratë deri në vitin 2025. Pavarësisht se tani është 31-cjeç, Neymar do të vazhdojë të ketë një tarifë të konsiderueshme.

Ky raportim vjen disa ditë pasi Neymar konfirmoi se ishte përfshirë në një debat me drejtorin sportiv të klubit francez, Luis Campos. Vetëm muajin e kaluar Chelsea shpenzoi një tarifë rekord prej 107 milionë funte për transferimin e Enzo Fernandez.

Banner

Related posts

Krasniqi po shkëlqen ndaj “Olimpico”, e nxjerrë një lojtar të Lazios me karton të kuq

admin

Në Brazil u gjykua penalltia më qesharake që kemi parë (VIDEO)

admin

Ancelotti mund të rikthehet në Itali

admin

Leave a Comment