KOSOVË

Burg përjetë kush vret fëmijë apo grua/ Ashpërsohet Kodi Penal në Shqipëri

Qeveria e Shqipërisë ashpërson qëndrimin për personat e  dhunshëm në familje dhe ata që kryejnë krime ndaj të miturve.

Përballë shifrave shqetësuese të dhunës ndaj grave, një projektligj i dorëzuar në parlamentin e Shqipërisë nga Ministria e Drejtësisë kërkon votat e deputetëve , për ti hequr te drejtën e zbritjes së dënimit autorëve dhunues.

Konkretisht në ndryshimet e propozuara, kushdo që do të akuzohet për dhunë në familje, nuk ka të drejtë të kërkojë gjykim të shkurtuar e për rrjedhojë nuk fiton një të tretën e uljes së dënimit.

Gjithashtu, kushdo që vret një fëmijë apo grua dënohet me burg të përjetshëm.

Ky ndryshim në kodin e procedurës penale sugjerohet mbas këshillimit kombëtar në të cilin qytetarët kanë kërkuar ashpërsim të ligjit penal. Pas kësaj aktorët e drejtësisë si Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Brendshme ranë dakord për heqjen e institutit të gjykimit të shkurtuar për krimet e mësipërme, me argumentin se kjo masë ligjore shërben për parandalimin e kriminalitetit ndaj grave dhe fëmijëve dhe jep një drejtësi efektive

Nëse ky ligj votohet në Parlamentin e Shqipërisë, mesazhi i qeverisë është, kushdo që ngre dorë ndaj një gruaje apo vret një fëmijë, nuk ka tolerancë dhe falje nga ligji.

Banner

Related posts

Kurti publikon tetë pika, thotë se shtensionojnë situatën në veri

admin

Ngritet flamuri i ShBA-së në një xhami në Prishtinë, Maliqi: Do ta bëjmë traditë

admin

Do shkruaja statutin për asociacionin, BE nuk pranoi

admin

Leave a Comment