KOSOVË

Policia e Kosovës sekuestron flori dhe para në Shtërpcë

Banner

Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të floririt dhe një shumë të parave në Shtërpcë.

Policia bën të ditur se plani operativ “Goditja” është realizuar të premte rreth orës 21:06.

“Me datën 08.09.2023 rreth orës 21:06 policët e stacionit në Shtërpcë, derisa ishin në zbatim të planit operativ ‘’Goditja’’ në pikë kontrolli, në fshatin Drajkovc të Shtërpcës kanë ndaluar një veturë Audi me targa të huaja. Gjatë kontrollimit të personave dhe veturës, në veturë në një qantë janë gjetur sasi e floririt rreth 600 gram (gjerdan, zinxhirë, byzylykë dhe unaza) pa dokumente dhe një shumë e parave, të cilat më pas janë konfiskuar”, njofton Policia.

Tutje, Policia njofton se i dyshuari, H.R (M/MV) i moshës 36 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë pas intervistimit nga policët hetues.

Kurse, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj sasia e floririt dhe paratë e gjetura janë konfiskuar me dyshimin për tregti të ndaluar, evazionit të taksave dhe tarifave doganore, ndërsa janë njoftuar Dogana e Kosovës, të cilët do të merren me rastin.

Related posts

Ende pa rrymë rajonet e prekura nga vërshimet në Greqi

admin

Do të pengojmë çdo seancë të Kuvendit të Kosovës

admin

Republika Sërpska suspendon miratimin e heqjes së vizave mes Bosnjës dhe Kosovës

admin

Leave a Comment