AKTUALE

Bujar Osmani: Mikpritja e çairasve, shembull i unitetit për ndryshimin

Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Dizhon, ku u prit nga familja Doshlaku.

Osmani vlerësoi mikpritjen e çairasve, duke theksuar se ata gjithmonë kanë ditur të hapin dyert e shtëpive të tyre në momente të rëndësishme dhe historike për vendin dhe kombin.

“Këtë e ndjemë edhe sonte me mikëpritjen e familjes Doshlaku, ku ishim mbledhur për të na dhënë mbështetje dhe për të na treguar se po i bashkohen rezistencës ndaj keqmenaxhimit. Vetëm të bashkuar mund ta sjellim ndryshimin dhe t’u japim fund padrejtësive që i përjetojmë çdo ditë”, u shpreh Osmani.

Ai theksoi se uniteti i banorëve të Çairit është garancia më e madhe për një të ardhme më të mirë.

Banner

Related posts

Ahmeti nga Saraji: Oponentët e mi janë shumë të vegjël për mua dhe për kauzën kombëtare

Gjyla Halili

Izet Mexhiti përshëndet vendimin e Asambles të OKB-së për Srebrenicën: Triumf i botës së qytetëruar

Gjyla Halili

Rreth 12 milionë dollarë do të humb Maqedonia e Veriut pas vendimit të Trump për ngrirjen e projekteve për ndihmë

Gjyla Halili