SHOWBIZ

Botox edhe për shpatullat? Po, TikTok ju tregon si dhe pse

Nuk ka më asgjë për t’u habitur.

Një trend i ri Botox-i, i cili është favorizuar sidomos nga nuset e ardhshme, po fiton popullaritet në Irlandë. Konsiderohet si një trajtim që redukton linjat e qafës dhe shpatullave, ndaj edhe kjo ndërhyrje estetike është bërë virale sidomos në TikTok.

Njihet si “Traptox” dhe i referohet injektimit të Botox-it në muskulin trapezius, që synon të sigurojë një pamje më elegante dhe më të konturuar në pjesën e sipërme të qafës dhe shpatullave.

Trajtimi ka qenë i përdorshëm në Azi për të paktën një dekadë, por është bërë i njohur në Evropë dhe SHBA muajt e fundit, me videot e TikTok-ut, që regjistruan më shumë se 3.8 milionë shikime. Kim Kardashian pretendohet se ka kryer një trajtim të tillë, pasi në serinë e fundit të “The Kardashians”, tha se nuk mund të përdorte muskujt e qafës për të kënduar, sepse gjysma e tyre “ishin të ngrira”.

Banner

Related posts

Arnold Schwarzenegger përfshihet në aksident, përplas me makinë një grua që po udhëtonte me biçikletë

admin

Sekreti i ‘bodybuilder-it’ 73-vjeçar, që mes konkurseve sportive kujdeset edhe për bashkëshorten e sëmurë (fotot)

admin

Publikohet momenti kur Bruce Willis feston 68-vjetorin me familjen pas diagnostikimit me demencë

admin

Leave a Comment