SPORT

Bol thyen rekordin e vendosur 41 vjet më parë

Atletja holandeze, 23-vjeçarja Femke Bol vendosi rekord të ri botëror në garën e 400 metrave në sallat e mbyllura. Në kampionatin holandez të sallave të mbyllura të zhvilluar në Apeldoorn, ajo pati kohën 49”26.

Një rezultat disi i papritur, pasi Femke Bol është një atlete e garës së pengesave, por shkëlqeu edhe në këtë disiplinë, duke dhënë një kohë të jashtëzakonshme. Ajo e përmirësoi me 33 të qindtat kohën e mëparshme, 49”59.

Kjo kohë ishte vendosur në Milano në vitin 1982 nga atletja çekosllovake Jarmila Kratochvilova, pra plot 41 vite më parë. Pak ditë më parë, Bol pati vendosur rekord të ri botëror edhe në garën e 500 metrave në sallat e mbyllura.

Banner

Related posts

Ish-trajneri i Liverpool për Nunez: Ngjason me Torresin

admin

Dështoi me Azpilicuetan, Interi kthen sytë te mbrojtësi i Atalantas

admin

Mendilibar vazhdon edhe për një vit drejtimin e Sevillës

admin

Leave a Comment