BOTA

Blinken tregon çfarë kërkoi nga Lavrov në takimin e zhvilluar në Indi

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se i kërkuar ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, që t’i japin fund konfliktit në Ukrainë.

Blinken ka bërë të ditur se këtë kërkesë e bëri gjatë takimit të tyre të shkurtës në margjinat e samitit të G20 në Indi.

“I thashë ministrit të jashtëm atë që unë dhe shumë të tjerë thamë javën e kaluar në Kombet e Bashkuara dhe atë që shumë ministra të jashtëm të G20 thanë sot: Përfundoni këtë luftë agresioni, angazhohuni në diplomaci kuptimplotë që mund të prodhojë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha Blinken, shkruan Al Jazeera.

Ai shtoi se Uashingtoni është i gatshëm të mbështesë Ukrainën përmes diplomacisë për t’i dhënë fund luftës, por Putin ka demonstruar interes zero për t’u angazhuar.

Banner

Related posts

Dita Botërore e Meditimit – Kreu

admin

Shkolla në Kinë fajëson viktimat e ngacmimit seksual: Mos u vishni dhe mos u sillni në mënyrë flirtuese

admin

Zjarret pyjore në Havai, 53 persona humbin jetën

admin

Leave a Comment