BOTA

Netanyahu i gatshëm të ndihmojë në arritjen e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë

Kryeministri izraelit është i gatshëm të ndërmjetësojë për arritjen e paqes ukrainaso-ruse.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është i gatshëm të luajë rolin e ndërmjetësit midis Rusisë dhe Ukrainës.

Ai pohoi se kjo do të varet nga të dyja palët, të cilët duhet të bëjnë një kërkesë zyrtare në “kohën dhe rrethanat e duhura”.

I pari qeverisë izraelite zbuloi se kishte refuzuar ftesën për të ndërmjetësuar kur ishte lider i opozitës.

Naftali Bennett, paraardhësi i Netanyahut, u takua me presidentin rus, Vladimir Putin në muajin mars dhe foli me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, por nuk mundi të ndërmjetësonte një marrëveshje paqeje, raporton skynews.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Banner

Related posts

Blinken tregon çfarë kërkoi nga Lavrov në takimin e zhvilluar në Indi

admin

Holanda bllokon celularët, tabletët dhe pajisjet inteligjente brenda klasave

admin

Amerikanët të ndarë përgjatë vijave partiake për aktpaditë ndaj ish-presidentit Trump

admin

Leave a Comment