AKTUALE

Blerim Osmani: Më 19 tetor, Tetova do të vulosë fitoren plebishitare me Bajram Rexhepin

Gjatë tubimit madhështor të mbajtur sonte në qendër të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, në mbështetje të kandidatit për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, shefi i shtabit zgjedhor për Tetovën, Blerim Osmani, tha se më 19 tetor, kjo frymë do të vulosë fitoren plebishitare të Tetovës, me kryetar Bajram Rexhepin.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe përplot entuziazëm, Osmani theksoi se qytetarët e Tetovës tashmë kanë zgjedhur shpresën përballë zhgënjimit dhe përçarjes.

Kemi parë një shpresë të lindur nga dëshira e thellë për ndryshim. Kemi dëgjuar zërin e qytetarëve që duan t’i thonë mjaft përçarjes dhe zhgënjimit,” u shpreh Osmani me vendosmëri.

Ai shtoi se kjo frymë e re, e ndërtuar mbi besim, bashkim dhe vizion për të ardhmen, do të konkretizohet më 19 tetor.

Me 19 tetor, kjo frymë do të vulosë fitoren plebishitare të Tetovës, me kryetar Bajram Rexhepin”, theksoi Osmani.

Banner

Related posts

Taravari për rastin me dhunën ndaj foshnjës tre muajshe: Nuk ka dëshmi se është bërë me qëllim

Gjyla Halili

BIRN zbulohen skandalet e Bilall Kasamit me ndërtimet e egëra në Tetovë

Gjyla Halili

Shteti duhet të marrë përsipër pagesën e pushimit të lehonisë

admin