AKTUALE

Blerim Bexheti: Lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe e drejtë, liria nuk mund të akuzohet

Deputeti Blerim Bexheti ka shprehur mbështetjen e tij për luftën e drejtë të UÇK-së dhe për ish-luftëtarët që sot po përballen me procese gjyqësore.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e pastër dhe e drejtë për lirinë e popullit shqiptar, e mbështetur nga miqtë tanë ndërkombëtarë. Nuk mund të ketë drejtësi kur ajo ndërtohet mbi trillime politike dhe skenarë të përgatitur nga armiqt e vendit,” – u shpreh Bexheti.

Ai theksoi se liria e fituar me gjak nuk mund të vihet në bankën e të akuzuarve, duke nënvizuar se sakrifica e ushtarëve të UÇK-së mbetet e shenjtë.

“Lavdi UÇK-së dhe heronjve të saj!”, përfundoi deputeti Bexheti.

Banner

Related posts

Mexhiti në Tiranë në 128 vjetorin e themelimit të Dhomës së Tregtisë

Gjyla Halili

Zekolli: Në zgjedhjet e majit fitoi anti-shqiptarizmi dhe politika anti-evropiane

Gjyla Halili

Ekrem Bunjaku shef i zgjedhjeve të BDI-së në Çair

admin